Veliaj hap tenderin 18 mln euro për ndërtimin e Teatrit të ri

5 Tetor 2022, 11:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Veliaj hap tenderin 18 mln euro për ndërtimin e Teatrit të ri

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzonte procedurat për shembjen e Teatrit Kombëtar Erion Veliaj hap garën për ndërtimin e godinës re. Vendimi vjen pak muaj para zgjedhjeve lokale dhe  Fondi i vendosur në dispozicion vetëm për fazën fillestare të punimeve është afërisht 18 milionë euro.

18 milionë euro do të kushtojë vetëm faza e parë e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

E megjithëse Gjykata Kushtetuese rrëzoi procedurën e shembjes së teatrit, askush nuk është ndëshkuar për atë çfarë ndodhi më 17 maj 2020.

Bashkia e Tiranës ka hapur këtë të martë tenderin teksa në SPAK qëndrojnë ende paditë e ngritura për shembjen e Teatrit Kombëtar./Oranews

 

Po ndodh...

ide