
Veliaj nesër në GJKKO/ Shqyrtohet masa e sigurisë për Veliajn, Xoxën, Abulen dhe 5 binzesmenët e tjerë

Gjykata e Posaçme do të marrë në shqyrtim ditën e nesërme në orën 8:30 kërkesën e SPAK për masën e sigurisë arrest me burg për Erion Veliajn.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet edhe kërkesa për vlerësimin e prangosjes së biznesmenit Elman Abules.
Procedura përfshin dhe izolimin në banesë të Ajola Xoxës por dhe të pesë biznesmenëve të tjerë.
Aty përmes avokatit kryebashkiaku do të kundërshtojë veprimet sic edhe paralajmëroi në shkrimin në facebook, ndërsa do të jetë gjykata që do japë verdiktin.
Ndër të tjera në dosjen hetimore pasqyrohen udhëtimet që Veliaj ka bërë me pronarin e agikons.
Si me charter ashtu dhe mjete të tjera.
SPAK më tej analizon se agikons ka fituar tendera në bashkinë e Tiranës, dy nga të cilat është i shumëpërfoluri i rehabilitimit të parkut rinia dhe faza e parë e teatrit të ri.
Në të dy prokurimet thuhet se kanë qenë me flamur të kuq, pra mungesë konkurrence.
Ndërkaq po aty shfaqen edhe bileta e udhëtimit me biznes klas të paguara nga kompania kontakt me 2688 euro, por edhe akomodimi në hotel marriot në roterdam.
Fatura në këtë rast ishte 677 euro për 1 duble suit executive. Për këto veprime është njoftuar edhe Fatmir Bektashi
SPAK më tej analizon dhe marrëdhëniet me biznesmenët e tjerë Fusha e Kryeziu.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128