
“Vendim i ndikuar politikisht”, Shehi kundër Kushtetueses për listat

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi e cilësoi të ndikuar politikisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i tha jo hapjes së listave të kërkuara nga një grup prej shtatë partish, katër deputetësh dhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapaj.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Shehi tha se me këtë vendim demokracia shqiptare humbi një shans ndërsa gjykata humbi shansin të tregonte se është e pandikuar politikisht.
“Prisja një vendim në favor, por ne jemi në atë grup që pranojnë vendimet e gjykatave. Opinioni im është që humb një shans i madh për demokracinë shqiptare jo për partitë e vogla, të gjithë shqiptarët e humbën një shans. E dyta, ne si parti ankimuese humbëm një mundësi praktike për të bërë një listë të përbashkët. E treta, gjykata humbi një shans për t’u treguar e pavarur nga ambienti politik, por ne do respektojë vendimin e gjykatës”, tha Shehi.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128