Vendimi/ Grupi i deputetëve Berisha-Bardhi vendosin të bllokojnë komisionin e Reformës Zgjedhore

19 Janar 2024, 10:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Vendimi/ Grupi i deputetëve Berisha-Bardhi vendosin të bllokojnë

Gazmend Bardhi ka mbledhur që prej orës  10:00 Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, që përfshin deputetët që mbështesin Bardhin dhe Berishën.

Mësohet se në mbledhje deputetët e opozitës kanë vendosur që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore që pritet të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë që grupi i deputetëve Bardhi – Berisha,  kanë që prej tetorit të vitit të kaluar në aksion dhe nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.

 

Po ndodh...

ide