Arresti në shtëpi i Berishës, reagon Meta: Kërkojnë të na eliminojnë!

30 Dhjetor 2023, 20:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Arresti në shtëpi i Berishës, reagon Meta: Kërkojnë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO për vendosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpiak ditën e sotme.

Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ u shpreh se vendimi i sotëm është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminimin e opozitës.

Sipas tij “izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës” është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.

Postimi i plotë i Metës:

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, u shpreh Meta.

 

Po ndodh...