“Vepra e Nebil Çikës bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet nga e keqja”/ Basha përkujton gazetarin e njohur në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit, polemistit dhe ish-të persekutuarit politik, Nebil Çika, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook.
Basha shkruan se vepra e Nebil Çikës është bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet përgjithmonë nga e keqja.
Më poshtë postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Një vit pa Nebil Çikën!
Ikja e Nebil Çikës nga kjo botë ishte një humbje për familjen, por dhe një goditje për të gjithë ata që bashkudhëtuan me të në 33 vite ndryshimesh. Ai ishte njeriu i fjalës dhe i veprimit, i këmbënguljes për të vërtetën e asaj që kish ndodhur në diktaturën komuniste dhe i asaj që nuk mundëm të bënim siç duhet në Liri!
Libri “Biri i Armikut” është trashëgimia e përpjekjeve të tij për të mos e harruar kurrë të shkuarën.
PD do ta ndiej mungesën e fjalës së Nebilit, të këmbënguljes dhe të vërtetave të tij, edhe kur s’na pëlqenin.
Të përndjekurit dhe antikomunistët kanë prej një viti një luftëtar më pak. Por vepra e tij është bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet përgjithmonë nga e keqja. I paharruar kujtimi i tij!

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



