Vezët e Qyqes në PD/ Dikur krenari të Edi Ramës, sot në listën “Berisha” në Elbasan!

23 Mars 2025, 12:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Vezët e Qyqes në PD/ Dikur krenari të Edi Ramës, sot në

Marrëdhënia midis PD-së dhe LSI-së së dikurshme ka qenë një ndër më të vështirat. Në të gjithë analizat e humbjes katastrofike të vitit 2013, thuhej se shkak kryesor i atij rezultati kishte qenë marrëveshja me LSI-në e Metës.

Jo vetëm kaq, por pas ardhjes në pushtet dhe pas bashkimit të votave me Edi Ramën, drejtorët e LSI-së nëpër qarqe të ndryshme të Shqipërisë, ishin ata që u sollën më ashpër me demokratët, duke mos kursyer asnjë prej tyre, madje duke i hequr nga puna në mënyrë të dhunshme.

Si për të mos mjaftuar kjo, LSI në atë periudhë votoi së bashku me Edi Ramën Reformën Territoriale dhe gjithçka që Rama dhe socialistët donin, duke u bërë për shumë vite një patericë e pushtetit, prej shumë prej të cilave efektet negative ndihen edhe sot e kësaj dite.

Në këtë panoramë, nuk mun të lihet pa përmendur edhe Edmond Haxhinasto dhe Dashamir Gjika, të cilët kanë pasur funksione të larta drejtuese në pushtetin socialist. I pari ministër në disa dikastere, madje dikur krenari e Edi Ramës, ndërsa i dyti ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, për abuzimet me të cilin ka pasur edhe çështje penale të hapur.

Ironia e fatit është se sot Berisha u ofron demokratëve të Elbasanit për të votuar në listë të mbyllur ish-ministrin e Edi Ramës dhe në listë të hapur ish-drejtorin e Rrugëve të Edi Ramës.

Qarku i Elbasanit është një nga më të rëndësishmit në Shqipëri, në të cilin ka demokrat me kontribute prej vitesh, të cilët mund të ishin qoftë në listë të mbyllur, qoftë në të hapur.

Mirëpo, Berishës nuk i interesojnë demokratët, i interesojnë njerëzit e Metës, të cilët, ashtu siç e kanë treguar disa herë, mund të marrin votat e PD-së, dhe të shkojnë t’i bashkojnë me PS-në. Nuk do ishte çudi të bëjnë të njëjtën gjë edhe pas 11 Majit./Alfapress.al

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128