Video/ "Dil nga bodrumi, ku e ke Lalin, Ahmetajn, Ilirin", Rama replikon me Bashën!

17 Mars 2025, 11:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Video/ "Dil nga bodrumi, ku e ke Lalin, Ahmetajn, Ilirin", Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një video përmes të cilës i drejtohet Lulzim Bashës.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reagur mbrëmjen e djeshme ndaj Ramës, duke i kërkuar të dalë në debat të hapur.

Në një video në rrjetet sociale, Basha i thotë se ai është aktiv në takime me demokratët dhe kandidatët për zgjedhjet e ardhshme. “Ja ku jam, me Oriola Pampurin dhe Demokratët Euroatlantikë në ‘Ali Dem’. Dje isha në Tiranë, sot në Shkodër. Po ti, Ram, pse fshihesh në bodrum?” – shprehet ai.

Basha nuk kursen ironinë ndaj Ramës duke e pytur për disa prej figurave të njohura të Partisë Socialiste, të cilët disa janë në qeli dhe të tjerë në arrati. “Ku je më Ram? Po Lalin ku e ke? Po Benin ku e ke? Po Lirin ku e ke? Po Terin, po Sajen? Ku i ke mo Rame? Ec mo Ram, dil nga bodrumi, mos rri fshehur, pse ke frikë?” përfundon ai. Kujtojmë se Rama sërish e ka sulmuar Bashën duke pyetur ku është zhdukur.

RamaDuke shkuar rrugës për Fier dhe më vjen kjo video nga Luli: “O Rame kishe pyt për mua ee?” Po mor Lul si mos pyes për ty, na thave sytë mor zotni. Po si thanë  vdiq Luli, vetëm unë nuk e besova se e di që ti je pavdekshëm.  Stres zero, gjumi, top, 7 herë 7 po 42 e se luan topi. Ku ka mor vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole the jam gjallë, thashë mos po rren tashi…I ndeze motorët aa…i madh je, po shyqyr mor Lul dhe bravo euroatlantikëve që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të me larguar mua duhet të vazhdojë, plus që kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton. Prandaj forca. Po ktu  ku më ke lënë Lul, sipër çadrës tate, e ça kohe ishte, ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë që punoja lart me zërin tënd në sfond. Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krahë nga çadra me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe me atë xhepin tënd plot mesazhe ….

Basha: Po ku je mo Ramë, dil nga bodrumi pse ke frikë?

Rama: Po normal or Lul jam tremb se ti do fitosh prapë mor burrë. Hallal se e meriton, vetëm bëhu i gjallë mor burrë, hajde vëllai forca demokratëve euroatlantikë, u erdhi dita, Rama ik!

Po ndodh...