VIDEO/ KQZ regjistron në zgjedhjet e 11 Majit Koalicionin Euroatlantik!

3 Mars 2025, 16:01 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ KQZ regjistron në zgjedhjet e 11 Majit Koalicionin Euroatlantik!

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shqyrtoj sot kërkesën e “Koalicionit Euroatlantik”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Në mbledhjen KQZ regjistroi subjektin politik Koalicioni Euroatlantik, që është instrumenti ligjor me të cili PD-Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, do të përfaqësohen në 11 Maj.

Zgjedhja për t’u përfaqësuar përmes këtij subjekti, është në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-Demokratët Euroatlantikë, që parashikon vijimin e rekursit në Gjykatë të Lartë për vendimin e padrejtë të Apelit, si dhe marrje pjesë me çdo kusht në zgjedhje.

Demokratët Euroatlantikë tashmë kanë shpallur 55 kandidatët e parë dhe programin politik për zgjedhjet e ardhshme, si dhe janë në bisedime për zgjerimin e koalicionit paraelektoral.