Video/ Stërvitja “Defender Europe 2023” sot në Tiranë, Rama: Bashkohuni në ngjarjen më të rëndësishme të vitit

22 Maj 2023, 09:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Video/ Stërvitja “Defender Europe 2023” sot në

Shqipëria mirëpret sot për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë “Defender Europe 2023”. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet në Tiranë nga 22 maji deri në 3 qershor, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere do të zbarkojnë në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri e bën thirrje ndaj qytetarëve që të marrin pjesë në ngjarjen më të rëndësishme të vitit.

“Mirëmëngjesi! Dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.

Po ndodh...

ide