VIDEO/ Të qeshësh apo të qash? Drejtorët në burg, Veliaj inskenon veten si shpëtimtar në Gjermani

Të qeshësh apo të qash?
Kjo është çështja me inskinimet e dobëta që ka bërë dhe po bën kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilat nuk kanë munguar dhe jashtë vendit.
Teksa ndodhej në Gjermani, për të marrë pjesë në Panairin e Industrisë në Hanover, nuk ka kursyer operatorët për të inskenuar veten si shpëtimtar.
Një video është shpërndarë për mediat pranë tij, ku Erion Veliaj shihet t’i japë ndihmë një qytetareje, që nga gjuha e komunikimit duket shqiptare.
Sipas përshkrimit të videos, zonjës i ka rënë të fikët dhe ishte ndërhyrja e Erion Veliajt që e ka sjellë në vete.
Por inskenimi qesharak, duket se tradhtohet nga bashkëpunëtori i tij Admir Abrija, që nuk i reziston dot objektivit të operatorit që po filmonte gjithçka.
Skena bëhet edhe më komike, ku “mjekët” Veliaj e Abrija shihen duke qeshur me zonjën, që sipas shpjegimit të video-shpërndarësit ishte në gjendje të fikëti.
Ndërkohë edhe komentuesit në median sociale e kanë demaskuar këtë skenë qesharake.
Një prej tyre thotë se ata ishin të gjithë aty së bashku. “Sa të neveritshëm që jeni”, shkruan ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





