Vizita e Bashës në SHBA/ Meçe: Grupi i partive të djathta ndërkombëtare i dha goditjen e dytë Berishës

Arben Meçe deklaroi se ftesa e kryetarit të PD Lulzim Basha për të marrë pjesë në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat në SHBA është njohje zyrtare e Bashës si faktor politik.
Meçe tha në emisionin “Repolitix” në Report TV se bojkoti i partive të djathta ndërkombëtare është goditja e dytë për Sali Berishën.
“Jemi në aktivet politik të Bashës në Amerikë me atributet e kryetarit. Pra kemi një njohje zyrtare të këtij faktori në politik. Organizimi është politik atje dhe jo shtetëror.
Foltorja është bojkotuar totalisht. Konfirmon qëndrimin e PD-së zyrtare , dhe bojkotin e Foltores që nuk i përket këtyre grupimeve politike të mbledhura në Amerikë, si përfaqësues i euroatlantizimit dhe demokracisë së djathtë. PD ka fituar një terren.
Kemi organizim politik shumë pozitiv si fakt. Duhet theksuar se faktori politik ndërkombëtar i djathtë botëror, pra edhe partitë e djathta bojkotojnë Berishën, jo vetëm departamenti i shtetit.
Partitë e djathta ndërkombëtare, pra grupi i partive të djathta bojkotojnë Berishën. Berisha ka marrë goditjen e dytë ndërkombëtare krahas departamentit të shtetit. Për mua është pozitive në Shqipëri”, tha Meçe.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


