Vizita e parë në Shqipëri, Presidenti i Ukrainës takohet kokë me kokë me kryeministrin Rama

28 Shkurt 2024, 09:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Vizita e parë në Shqipëri, Presidenti i Ukrainës takohet

Shqipëria mikpret sot Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, viziton për herë të parë Tiranën, duke mbërritur që mbrëmë në Shqipëri.

9:03 
Mbërrin në Kryeministri, presidenti ukrainas Zelensky! Pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama

Ka mbërritur në Kryeministri, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në godinën e qeverisë.

8:35 
Mesazhi i presidentit Begaj: Vullnet dhe dëshirë për paqe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”,- shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

8:31 
Ministri i Jashtëm i Ukrainës flet shqip: Shpresoj të mos bëj gabim…

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, është shprehur se Shqipëria e meriton plotësisht integrimin në Bashkimin Europian duike uruar që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Gjatë një konference me homologun shqiptar, Ilgi Hasani, ministri Kuleba theksoi se “vendi juaj e meriton, me kaq shumë të drejtë”.

Në mbyllje të fjalës ministri Kuleba foli shqip teksa u shpreh se “Faleminderit shumë të dashuar miq”, ndërsa theksoi: “Shpresoj se do të kuptoni nëse bëj ndonjë gabim.”

8:21 
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani pret homologun e Ukrainës: Së shpejti hapet ambasada e Shqipërisë në Kiev

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet ambasada e Shqipërisë në Kiev. Deklarata u bë gjatë konferencën e përbashkët me homologun e Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në fjalën e tij, ministri Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës dhe dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës.

Hasani deklaroi se po vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.

8:14 
Rama: Zelensky, lider i rezistencës heroike ukrainase

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mirëseardhje për Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Me anë të një postimi në facebook, Rama thotë Zelensky është lider heroik i Ukrainës, ndërsa thekson se takimi i sotëm është një solidaritet kundër agresionit rus.

8:12 
Gati Samiti për Ukrainën! Bulevardi i bllokuar dhe masa të rrepta sigurie

Pak orë para nisjes së Samitit Ukrainë-Europa Juglindore duket se gjithçka është gati për të pritur presidentin Volodymyr Zelensky dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Panorama sjell pamjet nga Pallati i Kongreseve ku edhe do të zhvillohet Saimiti, ku në hyrje është vendosur ngë banderolë me emrin e Ukrainës.

7:28 
Ministri Igli Hasani pret në aeroport Volodymyr Zelenskyn

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u  prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Ministri Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një moment kyç i nxitjes së lidhjeve dypalëshe. Po ashtu ministri shprehet se janë në solidaritet me Ukrainën.

7:12- 
Nga takimi me Ramën te firmosja e marrëveshjeve, zbardhet axhenda e Presidentit ukrainas

Zelensky do të marrë pjesë në punimet e Samitit, ku do të jenë të pranishëm edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore. Sipas xhendës, ai do të pritet sot në orën 09.00 nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar takimin kokë më kokë në Kryeministri.

Sipas axhendës së publikuar, rreth orës 9:30 të dyja delegacionet do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10 është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Më pas rreth orës 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit. Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në orën 13:30, në një konferencë të përbashkët RamaZelensky.

 

Po ndodh...