Von der Leyen nesër në Tiranë, takim me Ramën e Begaj! Zbardhet axhenda

22 Tetor 2024, 13:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Von der Leyen nesër në Tiranë, takim me Ramën e Begaj!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nis nesër turin në Ballkanin Perëndimor. Vizita e parë e Von der Leyen do të jetë në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë 23 dhe 24 tetor.

Në orën 15:10 Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Kryeministri ku do të pritet nga Edi Rama. Me kreun e qeverisë do të kenë edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp në orën 16:10. Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:0.

Axhenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00. Më pas, Presidentja e Komisionit Europian lë Tiranën për të vijuar me turin ballkanik në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Axhenda e Von der Leyen në Tiranë

E mërkurë

15.10 - Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri

15.15 - Takim me kryeministrin Rama

16.10 - Deklaratë e përbashkët për shtyp

17.00 - Ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës

E enjte

10:00- Takim me presidentin Bajram Begaj

 

Po ndodh...