Zbardhen detajet nga kontrolli i banesës së Beqajt dhe ortakëve të tij, dyshime për abuzime me fondet e huaja

29 Dhjetor 2023, 14:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Zbardhen detajet nga kontrolli i banesës së Beqajt dhe ortakëve

Me një vendim të datës 27 dhjetor të firmosur nga gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj, është ushtruar kontroll në shtëpinë e Ilir Beqaj, ish-ministër Shëndetësie, si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAK.

Kontrollet janë urdhëruar pas dyshimeve të forta për abuzime me fondet e huaja, ku në përgjime janë kapur disa nga bashkëpunëtorët e tij, çka ka çuar SPAK deri në vendimin për të ushtruar kontroll në banesat e tyre, ku janë marrë dokumente, kompjuterë, si dhe celularët e tyre për të zbërthyer komunikimet mes palëve.

Mësohet po ashtu se janë bastisur dhe zyrat e disa organizatave që kanë përfituar fonde nga SASPAK.

Burimet konfirmojnë se bashkëpunëtorët e Beqajt, janë mbajtur nën përgjim dhe vëzhgim kohët e fundit, sikurse dhe vetë ish-ministri i cili u largua nga drejtimi i agjencisë SASPAK, pasi gjykata caktoi masën e sigurisë për të "detyrim për paraqitje" dhe "ndalim për të dalë jashtë vendit", nën dyshimet për shpërdorimin detyre në lidhje me koncesionin 100 mln eurosh të sterilizimit.

Hetimi i ri, i çelur nga SPAK, është duke u zhvilluar për korrupsion, abuzime me tenderat dhe lidhje të Beqajt me kompaninë farmaceutike “Delta Pharma”, si dhe favorizim të saj gjatë kohës që ishte ministër shëndetësie.

 

Po ndodh...