Zbulohen mesazhet/ Nuk u pranuan kushtet për koalicion, si u kërcënua Basha nga grupi Alibeaj me tërheqjen e padisë për "Vulën"

4 Mars 2025, 18:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Zbulohen mesazhet/ Nuk u pranuan kushtet për koalicion, si u

Natën e të hënës kur edhe doli lajmi se Enkelejd Alibeaj së bashku me Dashamir Shehin kishin regjistruar partitë e tyre si koalicion, u mësua edhe dështimi i bisedimeve të gjata me PD-Euroatlantike, për të dalë në zgjedhjet e 11 majit, me një listë kandidatësh të përbashkët.

Lajmi krijoi shumë pështjellim mes demokratëve dhe simpatizantëve të forcave të pozicionuata kundër berishizmit në PD, pasi pritshmëria ishte që Euroatlantikët dhe "Djathtas 1912", pavarësisht ndarjeve të krijuara pas humbjes së vulës në Apel, të ishin bashkë të paktën sa për zgjedhjet e 11 majit.

Por pavarësisht kësaj, një ditë më pas, (4 mars 2025), regjistrimit të koalicion më vete në KQZ, Alibeaj dhe Rezart Kthupi bënë një goditje sa të papritur po aq të "çuditëshme" kundër grupimit Basha dhe gjithë demokratëve, të cilët e trajtojnë Sali Berishën dhe Foltoren e tij si uzurpues të Partisë Demokratike. Alibeaj dhe Kthupi depozituan në Gjykatën e Lartë një kërkesë, (Janë firmosës të rekursit të bërë më herët prej tyre në emër të PD me Alibeajn nënkryetar dhe Kthupi jurist i partisë), sipas të cilës tërhiqen nga beteja juridike me Berishën për legjimitetin e PD.

Arsyeja sipas tyre e këtij akti, (I cili në fakt i shërben Berishës vetëm politikisht), ishte se tani ata kanë partinë e tyre dhe nuk kanë asnjë intetes për vazhdimin e betejës juridike për legjimitetin e PD, e cila po zhvillohet në Gjykatën e Lartë. Pas daljes në medie të këtij lajmi, erdhi edhe reagimi i menjëhershëm i PD-Euroatlantike.

Pasi siguronin mbështetësit demokratë, se efekti i aktit të Alibeaj-Kthupi në Gjykatën e Lartë është Zero dhe beteja me Berishën vazhdon, përveç të tjerave në sqarim, flitej edhe për një kërcënim ndaj Euroatlantikëve, nëse grupit Alibeaj-Kthupi nuk u pranoheshin kushtet e tyre për koalicion, ose më saktë; heqja dorë nga Basha në këto zgjedhje nga indentiteti Euroatlantik si forcë politike. Por çfarë ishte ky kërcënim i cili është realizuar një ditë para skadimit të afatit në KQZ për regjistrimin e koalicioneve? Ishte pikërisht ky që u bë realitet nga Alibeaj-Kthupi pasditen e kësaj të marte: Meqenëse ju nuk plotësoni kushtet tona për koalicionin, atëherë ne do tërheqim padinë për vulën në gjyqin kundër Berishës në Gjykatën e Lartë.

Alfapress.al ka siguruar komunikimin e kryetarit të partisë Koalicioni Euroatlantik, Endri Hasa, me një nga bashkëkryetarët e "Djathtas 1912", Rezart Kthupin, ku ky i fundit i shkruan që meqenëse nuk pranoni kushtet tona, thuaj Lulit se nesër tërhiqet padia në Gjykatën e Lartë. Më poshtë biseda e plotë:

Zbulohen mesazhet/ Nuk u pranuan kushtet për koalicion, si u

 

Po ndodh...