“Trimi im!”- I vëllai u gjet i vdekur në një banesë në Prishtinë, reagon Unkatili: Më ke dashur më shumë se veten! Në momentet e fundit ke thënë…

4 Mars 2025, 18:35 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Trimi im!”- I vëllai u gjet i vdekur në një

Reperi Viktor Palokaj, i njohur me emrin e artit si “Unikatili”, ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Mentor Palokaj, i cili u gjet i vdekur në një banesë në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Unikatili i ka kushtuar dedikim të ndjerë të vëllait, ndërsa shpreh edhe dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

“Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun ma të mirë. Ti m’dashte ma shumë se veten, e edhe unë ty njëjtë”, ka shkruar ai, ndërsa ka publikaur edhe disa foto me të vëllain e ndjerë, mes të cilave dhe një fotot kur ata kanë qenë fëmijë.

Unikatili shkruan po ashtu se nuk ka qenë pranë të vëllait në momente e fundit të tij të jetës, pasi ai ka kërkuar që të mos e njoftojnë.

“Edhe në momentet e fundit ke thonë mos mem tregu mu sepse ke pas brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhë te ti”, thotë reperi.

“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa ????????????!! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram.

Siç raportojnë mediat kosovare, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë. Policia e Kosovës njoftoi se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje, por shkaku ende mbetet mister.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha më herët zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlora Ahmeti për mediat.

 

Po ndodh...