Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi: Nuk ka pasur asnjë problem teknik

24 Shtator 2023, 17:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi: Nuk ka pasur asnjë problem teknik

Kryekomisioneri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirian Celibashi, në një deklaratë për mediat, ka theksuar se nuk ka patur probleme teknike sa i takon procesit zgjedhor në qytetin e Kukësit.

Celibashi, i cili ka udhëtuar drejt qytetit verilindor për të ndjekur nga afër proçesin zgjedhore për kryeartin e Bashkisë së këtij qytetit, deklaroi se proçesi po vijon normalisht.

“Ardhja ime këtu në Kukës nuk lidhet me ndonjë shkak që lidhet me problematika të mundshme. Thjesht kemi ardhur me një ekip të madh për të asistuar për aq sa mund të ketë nevojë gjithë pjesën e administratës zgjedhore që merret me administrimin e procesit zgjedhor. Nga çfarë është raportuar nuk rezulton se ka pasur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit. Janë prezantuar disa shqetësime nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit, të personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar. Por kur kemi shkuar në këto qendra, të paktën në atë kohë, nuk ka rezultuar që ka pasur njerëz dhe në përgjithësi s’ka raportim për problematika. Por ne e kemi adresuar si shqetësim”, tha Celibashi.

I pyetur për hapjen e zyrës së gjendjes Civile, Celibashi tha se kjo nuk lidhe aspak me kompetencat e KQZ. Po ashtu Celibashi garantoi se janë marrë masat e nevojshme dhe për procesin e numërimit.

“Sapo folëm me përfaqësuesit e KZAZ që të marrin të gjitha masat organizative që procesi i numërimit të fillojë sa më shpejt. Kemi pasur një komunikim paraprak me përfaqësuesit e dy subjekteve zgjedhore. Do të kemi një komunikim tjetër për të vendosur këtë proces jo vetëm në kuptim të kohës, por edhe të sigurisë që të mos kemi probleme në lidhje me procesin e numërimit”, tha Celibashi.

Kukësi voton sot prej orës 07:00-19:00’ për kryebashkiakun e ri. Në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj dhe përballë tij është Emri Vata, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’. Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, nuk mori pjesë në votime. Në këtë qark përsëriten zgjedhjet, pas largimit të Safet Gjicit nga posti i kryebashkiakut.

Zgjedhësit kanë mundësi të votojnë në 74 qendra votimi, 1 prej të cilave është ngritur në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës. Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Sipas raportimit në faqen elektronike të KQZ, deri në orën 14:00 kanë votuar 29.15% e votuesve. Raportimi është për 73 qendra nga 74 në total. E përthyer në shifra, nga 45 946 votues në total, kanë marrë pjesë në votim 12 246 votues.

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128