Zhgënjimi i Dash Sulës pas bashkimit: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit parlamentarë!

1 Maj 2024, 19:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Zhgënjimi i Dash Sulës pas bashkimit: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit
I ftuar në “Studio Live” në Report Tv deputeti i opozitës Dash Sula, nënvizoi se në kushtet aktuale opozita nuk fiton.

Shqetësuese për Sulën është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige.

“Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, shtoi Sula.

Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Dashnor Sula tha se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit.

Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”, u shpreh më tej deputeti.

Analisti Poli Hoxha bëri një analizë të Sali Berishës e Ilir Metës në opoztë dhe raporteve mes tyre.

Një prej tezave të Metës ajo e nepotizmit. Për një periudhë të gjatë, por veçanërisht pas problemeve të Berishës me SPAK mbajti distancë higjenike me të dhe nuk ia fal Berisha. Por tani që iu lëpi meta poshtë ballkonit Berisha nuk ia zuri emrin me gojë. Zoti Meta papritur tha do jem unë kryeministri duke shtuar se presidenti i presidentëve është Berisha. Mesazhi ishte: nëse nuk është zoti Berisha atëherë jam unë. Hodhi dhe tezën tjetër, para pak kohësh Argita Malltezi pranoi se hap pas hapi po futen në lidership. Pas kësaj doli meta e na nxori teorinë e nepotizmi”, shtoi më tej ai.

I pyetur se përse opozita nuk ka mbështetjen e qytetarëve, Sula tha: “Problemi është i thellë, ka nisur para shumë vitesh. Nuk ka faj shoqëria sepse s’di nga t’ja mbajë. Opozitë e shkatërruar, qeveri e korruptuar.”

“Jam totalisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhemi. Uroj që SPAK të bëjë goditje të forta që këto politikanët të kuptojnë se i ka ardhur fundi ciklit të tyre. Këta politikanë duan që SPAK ta deligjitimojnë”, shtoi Sula.

 

Po ndodh...