Zjarri i opozitës në Kuvend/ Reagon Rama: Keni prekur fundin! Po ju merr me vete halli i ...

20 Nëntor 2023, 12:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Zjarri i opozitës në Kuvend/ Reagon Rama: Keni prekur fundin! Po ju
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjet që ndodhën në parlamentin shqiptar teksa votohej Projektbuxheti 2024.

Në kushte të jashtëzakonshme, teksa opozita kishte përmbysur të gjitha karriget, kishte bllokuar foltoren dhe ndezur tymueset, e gjithë mazhoranca me prezencën edhe të kryeministrit Edi Rama u dakordësua me ngritjen e kartonave jeshilë për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Tensionet kulmuan në momentin kur një prej flakadanëve që opozita kishte me vete mori flakë. Teksa zjarri rriste përmasat e tij, deputetët e opozitës tentuan ta shuanin atë.

Reagimi i Ramës

I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.

Po ndodh...