Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti më një shtetas, arrestohet 53-vjeçari në Himarë

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Bunec. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, si dhe municione luftarake.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Finalizohet operacioni i koduar “Fast”.
Qëlloi me armë zjarri, në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bunec, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Bunec.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike"
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128