Bakllava me arra

Përbërësit
5 vezë – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
1 gotë vaj
1 gotë qumësht
1 lugë të mesme sheqer
1 maje thike kripë
Rreth 500 gr miell
Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
200 – 300 gr gjalpë
Përbërësit e sherbetit:
2 kavanoza të mëdha me sheqer rreth 1.2 kg
2 kavanoza të mëdha me ujë.
Udhëzimet
Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcillet prej gjeneratës në gjeneratë edhe te ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.
Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.
Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleqë, të vegjël (sa e kuqja e vezës).
Merren nga 10 kuleqë dhe të hollohen një nga një me nisheste. Pastaj merren që të 10 kuleqët dhe ndërmjet u vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku hollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleqët e bërë. Dy nga petët e holluara shtrihen në tepsi, vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petët e tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi të prehet bakllava, ngadalë ia vini përsipëri gjalpën e shkrirë.
Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.
Sherbeti i Bakllaves:
Të vlohet uji rreth 30 minuta derisa të trashet sherbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me sherbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për t’u servuar.
-
Parashikimi i motit 30 Dhjetor 2023
30 Dhjetor, 08:11 -
Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 30 Dhjetor 2023
30 Dhjetor, 08:04
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

