Biskota me copëza çokollate

16 Shtator 2023, 08:30 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Biskota me copëza çokollate

Si gatuhen?

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Shtroni letër furre në dy tepsia biskotash lërini mënjanë.

Përzieni përbërësit e thatë së bashku dhe lini mënjanë.

Rrihni së bashku gjalpin jo të kripur në temperaturë dhome me të dy llojet e sheqerit dhe ekstraktin e vaniljes, deri sa masa të jetë kremoze.

Shtoni vezët një e nga një e vazhdoni rrihni masën sërish.

Shtoni pjesën e thatë të përbërsve dhe rrihni me rrahës elektrik deri sa masa të jetë homogjene.

Në fund shtoni copëzat e çokollatës dhe përzieni me një spatul.

Duke përdorur një lugë akulloreje të vogël ose 2 lugë çaji shpërndani brumin në letrën e furrës, duke u siguruar që të lini hapësirë njëra nga tjetra.

Piqini biskotat për 10-12 minuta ose derisa të kenë marrë një ngjyrë kafe të artë (kujdesuni që të mos kalojnë në ngjyrë kafe).

Lërini biskotat të ftohen në letrën e furrës për 5 minuta dhe më pas vendosini diku tjetër duke i dhënë mundësinë të ftohen plotësisht.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128