
Brusketa me panxhar dhe rukola

21 Shtator 2023, 07:15 / RECETA ALFA
Të veçanta në përgatitje dhe shumë të shijshme. Panxhari përmban shumë vlera ushqyese dhe kjo recetë është një ide e zgjuar për ta përshirë këtë perime në gatimet tuaja!
Përbërësit
1 bukë specifike për brusketa
3-4 panxharë me madhësi mesatare
120 krem djathi
kripë, piper
vaj ulliri
uthull molle
125 gram rukola e larë mirë.
Udhëzimet
Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë panxharët.
Pas 10 minutash i qeroni dhe i prisni në copa të vogla. I kaloni në një tas dhe i i marinoni me kripë, piper, vaj ulliri dhe pak uthull molle.
Prisni bukën në copa të vogla me forma sipas dëshirës. Filloni të lyeni secilën me pak krem djathi.
I vendosni pak nga mbushja me panxhar secilës dhe në fund një gjethe rukola.
Brusketat janë gati.
Ju bëftë mirë!

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128