Byrek me mish, qepë e domate

7 Janar 2024, 08:37 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Byrek me mish, qepë e domate

Sa shpesh i konsumoni byreqet? Po kësaj me mish, qepë e domate i thoni dot jo? Filloni nga puna për ta përgatitur me recetën.

Përbërësit

1 pako peta

3 qepë

2 thelpi hurdhër

400-500 gram mish i grirë

1 filxhan kafe oriz

nenexhik

vaj luledielli

kripë, piper i zi.

Udhëzimet

Në një tigan skuqim qepët e grira imët, pak kripë, i vendosim kapakun sipër dhe i lëme 5 minuta.

Shtojme 2 lugë vaj ulliri dhe I skuqim përsëri deri sa ajo te bëhet trasparente.

Shtojmë mishin e grirë dhe i skuqim së bashku me qepët derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtoni domatet, orizin, kripë e piper të zi.

I përzieni mirë.

Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim 1 petë duke e spërkatur me vaj ose me vezë të rrahur.

Shtroni mbushjen dhe shtoni sipër petën tjetër.

Spërkateni sipërfaqen me pak vaj sërish dhe të verdhë veze.

Në fund mblidhni anët dhe vendosni tepsinë në furrë në temperaturën 150 – 200 gradë celsius për 25-30 minuta.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128