Fërgesë me kimë

10 Shkurt 2025, 08:25 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Fërgesë me kimë

Përbërësit:

400 gr mish të grirë
2 speca të kuq
2 domate të pjekura
1 qepë mesatare
200 gr gjizë ose djathë të bardhë
2 lugë gjelle salcë domatesh
1 lugë gjelle miell
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper sipas shijes
Spec i kuq pluhur
Majdanoz i grirë për zbukurim

Përgatitja:

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë specat e grirë imët dhe i lëmë të skuqen për disa minuta. Më pas shtojmë domatet e grira dhe salcën e domates.

E lëmë të ziejë për 10-15 minuta derisa të avullojë lëngu i tepërt. Ndërkohë në një tigan tjetër, ngrohim pak vaj dhe shtojmë miellin, duke e përzier shpejt që të mos ngjitet. Shtojmë djathin e thërrmuar ose gjizën dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. E shtojmë këtë masë te mishi me perime, duke e përzier mirë që të bashkohen shijet.

Në fund e hedhim gatimin në një tavë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 10-15 minuta, derisa të krijohet një kore e lehtë në sipërfaqe.

Po ndodh...