Fërgesë me mish viçi

Koha e përgatijes: 20 minuta
Koha e gatimit: 25 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
500 g m tul viçi, 300 gr gjizë, 1 qepë e thatë, 3 domate të pjekura mirë, 10 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle vaj ulliri, spec djegës, kripë, piper sipas nevojës.
Përgatitja
1. Hidhni në një tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtoni qepën e grirë imët dhe kavërdisini derisa të zverdhen.
2. Shtoni mishin e prerë në kubikë të vegjël 2-3 cm dhe vazhdoni kavërdisjen për disa minuta.
3. Shtoni hudhrat e grira imët dhe domatet e bëra pure. Lezetojeni me spec djegës, kripë dhe piper.
4. Lëreni gjellën të gatuhet edhe për 5 minuta të tjera. Të fundit shtoni gjizën. Nëse masa është shumë e thatë shtojini pak ujë.
5. Ndajeni masën në 4 tava balte të vogla. Vendosini në furrë për 25 minuta.
6. Shërbejeni të ngrohtë sapo të dalë nga furra.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
