Fërgesë verore me speca e patëllxhanë
24 Korrik 2024, 08:24 / RECETA ALFA

Përbërësit:
800 gr speca
2 patëllxhanë
3 kokrra domate
1 lgj pure domate
1 lk sheqer
2 qepë mesatare
2-3 thelpinj hudhër
200 gr djathë të bardhë
4-5 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Majdanoz ose nenexhik
Përgatitja:
Kaurdisim fillimisht me vaj ulliri qepën dhe hudhrën të grirë imët. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë specat dhe patëllxhanët. I kaurdisim për 2-3 minuta, më pas shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël dhe purenë e domates.
Vazhdojmë kaurdisjen, vendosim kapakun dhe i lemë përbërësit të marrin një valë. E rregullojmë në fund gatimin me kripë, pak sheqer dhe piper të zi dhe shtojmë erëzat dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Fikim sobën dhe e lemë gatimin për 10 minuta në zjarr me kapak të mbuluar dhe më pas mund t'a servirim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

