
Fokaçe me birrë

Koha e përgatitjes: 20 min
Ardhja e brumit:2 orë e 30 minuta
Koha e pjekjes: 20 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
Për brumin: 500 gr miell i butë, 300 ml birrë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 15 gr maja, 10 gr kripë.
Për tretësirën: 50 ml ujë, 1 lugë e gjysmë vaj ulliri, 7 gr kripë e trashë.
Përgatitja
1. Hidhni miellin në formën e piramidës në një sipërfaqe gatimi.
2. Hapni një vrimë dhe shtoni ngadalë birrën, vajin e ullirit dhe në fund kripën. Zini brumin duke e punuar derisa të bëhet një masë homogjene.
3. Lëreni brumin të vijë në një ambient me temperaturë 30 gradë C dhe mbulojeni me qese kuzhine. Brumi duhet të pushojë 1 orë dhe të dyfishojë vëllimin e tij.
4. Me ndihmën e një petësi hapeni brumin në një petë me trashësi 1 cm.
5. Shtroni një tavë me letër kuzhine. Vendosni fokaçen në tavë.
6. Përgatisni tretësirën me të cilën do të spërkatni fokaçen. Bashkoni ujin me vajin e ullirit dhe kripën e trashë.
7. Me ndihmën e mollzave krijoni gropa në brumin e fokaçes në mënyrë që tretësira të shpërndahet një trajtësisht.
8. Lëreni të rivijë për 1 orë e 30 minuta të tjera. Më pas piqeni në furrë në 200 gradë C për 20 minuta.
Këshilla e shefit
Ø Fokaçia është një shoqëruese ideale e djathrave dhe sallameve.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128