Gjellë me bizele, patate dhe karrota

11 Shkurt 2024, 08:20 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Gjellë me bizele, patate dhe karrota

Për nga shija kjo gjelle të kujton pranverën ,bizelet e sapodala, të vogla, të cilat shoqërohen mrekullisht me patatet dhe karrotat dhe aromatizohen me koper të freskët.

Përbërësit

300gr mish viçi, te ndare ne 4 racione ose ne copa te vogla
250gr bizele te ngrira (ose te fresketa)
3 patate, te ndara ne 6 pjese
3 karrota, te prera ne feta
2 qepe te njoma, te prera holle
1 dege selino, e prere holle
1 luge gjelle salce domatesh
vaj ulliri
kripe
piper te zi te sapobluar
koper e fresket, e grire imet.

Udhëzimet

Ne nje tenxhere (une preferoj gjithmone tenxheren me presion pasi me shkurton shume kohe) skuqim ne vaj ulliri qepen dhe selinon, shtojme mishin dhe e skuqim per pak minuta duke e kthyer nga te gjitha anet. Shtojme rreth 1.5 liter uje, salën e domateve, kripe, dhe i ziejme per rreth 1 ore ne tenxhere normale apo gjysme ore ne tenxhere me presion.
Shtojme se fundi edhe perimet: bizelet, karrotat, patatet, bashke me kopren e grire dhe i ziejme akoma edhe per 10-15 minuta.
Nese gjella ka dale shume e lengshme, e leme te zieje derisa te arrijme trashesine e deshiruar.
E sperkasim me pak vaj ulliri dhe piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme te ngrohte.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128