Gjellë vere me patëllxhanë
15 Korrik 2024, 08:21 / RECETA ALFA

Gjellë vere me patëllxhanë
Përbërësit:
1-2 patëllxhanë
200 gr mish pule/viçi
1 qepë
1 spec
2 thelpinj hudhër
2 domate / pure domatesh
1/2 fç ujë
1 tufë majdanoz
Piper i kuq, piper i zi
Kripë, rigon
Përgatitja:
Mishin e presim në kubikë sikurse dhe perimet.
Kaurdisim fillimisht me pak vaj ulliri mishin e pulës ose të viçit të cilin e kemi marinuar me pak kripë. Pasi mishi fillon të lëshojë lëngjet e veta, e largojmë nga tigani dhe vendosim në kaurdisje qepën e grirë imët, hudhrën, patëllxhanët dhe specin.
Shtojmë purenë e domates, rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe në fund shtojmë pak ujë të vakët. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë nën mesatare dhe të ketë pak lëng.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

