Guackat kapesante, simbol i lindjes së Afërditës

Guackat kapesante pjesë e familjes së molusqeve, janë simbol i peligrinëve që udhëtonin drejt Santiago de Compostela në Spanjë. Ato gjenden gjithashtu si simbol në mburojën heraldike të Papa Benediktit të XVI. Imazhin e tyre e solli në një variant unik piktori italian Boticelli, në pikturën e famshme “Lindjae Afërditës”. Vendi ku ato janë bërë të famshme është Venecia me gondolat e të dashuruarve. Kjo recetë është një delikatesë unike, pasi edhe gjetja e këtyre guackave është pak e vështirë.
Guacka kapesante veneciane
Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e gatimit: 5 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
8 guacka kapesante, 2 thelpinj hudhër, 1 tufë majdanoz, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 tufë kopër, lëngu 1 limoni, kripë & piper.
Përgatitja
⦁ Pastroni me një furçë guackat kur janë akoma të mbyllura.
⦁ Lajini mirë dhe më pas hapini që të jenë gati për gatim.
⦁ Ndani tulin nga guacka. Tuli është në dy ngjyra: portokalli dhe i bardhë.
⦁ Pjesën portokalli ndajeni dhe lëreni mënjanë.
⦁ Pjesën e bardhë vendoseni në një pjatancë tjetërtë pastër.
⦁ Nxehni në një tigan në temperaturë të lartë vajin e ullirit.
⦁ Shtoni hudhrat e grira dhe pjesën e bardhë të tulit, si dhemajdanozin& koprën e grirë imët.
⦁ Lezetojini me kripë&piper dhe gatuajini për 5 minuta. U shtoni lëngun e limonit.
⦁ Dy minuta para përfundimit të gatimit shtoni pjesën e portokalltë të tulit.
⦁ Vendosni nga dy pjesë të tulta në çdo guackë dhe sipër u hidhni lëngun e gatimit.
Këshilla për gatimin
Sekreti i kësaj pjate është freskia e tulit të guackave.
Pjata është shumë e shijshme qoftë si pjatë e ftohtë, qoftë si pjatë e ngrohtë.
Ajo shoqërohet me kore buke të vogla të skuqura dhe të ngjyera me pak hudhër.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
