
Lazanja

Lazanja është një pjatë e parë, e pasur dhe e shumë e shijshme.Mund ta gatuani kurdoherë dhe nuk iu merr shumë kohë.
Përbërësit
200 gr djathë të grirë parmixhan
1 pako petë për lazanja,(blihen të gatshme).
1 kokërr qepë
1 karotë
4 lugë gjelle vaj ulliri
50 gr gjalpë
kripë, piper
250 gr lëng mishi ose uji
1 gotë qumësht
100 gr mish i grirë viçi
250 ml salcë domatesh
salcë beshamel
Udhëzimet
Grijmë hollë karotat, selinonë dhe qepën dhe të gjitha i skuqim në një tigan të nxehtë me vajin e ullirit.
Më pas hedhim dhe mishin e grirë dhe e lëmë në zjarr të fortë për disa minuta. Pasi të jetë gati, shtojmë salcën e domateve, lëngun e mishit ose ujin, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere reth 2 ore.
E përziejmë herë pas here duke shtuar lëng mishi ose uji dhe në fund ngadalë, qumështin.
Në kohën që ziejne perbersit , përgatisim beshamelin, duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i hollë. Kur t’i kemi edhe perbersit , edhe beshamelin gati, nxejmë furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat.
Lyejmë me gjalpë një tavë dhe shpërndajmë në të disa lugë nga gjella e pergatitur.
Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë gjelle dhe i mbulojmë me një shtresë djathi parmixhan (kackavall të grirë).
Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat. Në fund përziejmë gjellen dhe beshamelin bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit.
E pjekim për 55 minuta, derisa të formojë një shtresë të artë.

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128