Makarona me fruta deti

Kjo është një nga pjatat që e përfaqëson më së miri stinën e verës dhe sezonin e pushimeve. Provojeni!
Përbërësit
120 gramë makarona;
100 gramë skampi;
100 gramë midhje;
50 gramë karkaleca;
50 gramë kallamar;
50 gramë oktapod;
200 gramë domate;
2 thelpinj hudhër;
pak vaj ulliri;
pak majdanoz;
pak kripë;
pak verë e bardhë.
Përgatitja
Vendosim tiganin në zjarr me pak vaj ulliri dhe hedhim 2 thelpinj hudhër dhe e kavardisin shumë pak derisa të lëshojë aromën, më pas e heqim nga zjarri.
Hedhim frutat e detit i kavardisim për gati 3 minuta, pasi i shuajmë me pak verë të bardhë dhe e lëmë derisa vera të avullojë.
Më pas shtojmë domatet dhe të gjitha erëzat në mënyrë që salca të bëhet më e shijshme.
Makaronat i kemi zier paraprakisht jo shumë të buta.
Pasi u kemi hequr ujin. I hedhim në tiganin ku kremi përgatitur salcën dhe frutat e detit dhe i lëmë për dy minuta duke i përzier vazhdimisht.
Makaronat janë gati!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
