Musaka me presh dhe beshamel në furrë nga zonja Albana

Musaka me presh
Përbërësit:
3-4 presh të mëdhenj
400 gr mish i grirë
1 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 domate / 2 lgj salcë domatesh
½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper i zi
½ lugë çaji rigon ose trumzë
1 lugë çaji spec i kuq pluhur
50 ml verë e bardhë (opsionale)
Për beshamelin:
500 ml qumësht
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
1 kokërr vezë
Kripë dhe arrëmyshk sipas shijes
Djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Presim preshin në rrathë dhe e vendosim të ziejë në ujë me pak kripë për 5-7 minuta. E kullojmë mirë dhe e lëmë mënjanë. Në një tigan, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën. Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Hedhim domaten e grirë, verën e bardhë, erëzat dhe e përziejmë mirë. E lëmë të ziejë për 10-15 minuta derisa të avullojë lëngu i tepërt. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur pak miell me gjalpë. E përziejmë vazhdimisht duke shtuar qumështin gradualisht, pa ndaluar me përzierjen që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë pak kripë, arrëmyshk dhe në fund vezën e rrahur, duke e përzier shpejt. Në fund shtojmë djathin kaçkavall të grirë dhe e përziejmë derisa të shkrihet. Në një tavë pjekjeje, montojmë musakanë, vendosim një shtresë presh, më pas mishin e gatuar dhe përsëri një shtresë presh. Sipër hedhim beshamelin, e përhapim në mënyrë të njëtrajtshme dhe e vendosim tavën në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë.
-
Temperatura të ulta, njihuni me parashikimin e motit për sot
23 Shkurt, 08:19 -
-
Horoskopi ditor për sot, e Diel 23 Shkurt 2025
23 Shkurt, 07:59
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



