Musaka me spinaq dhe mish të grirë

Përbërësit
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
600 g spinaq
3 gota me ujë
400 g mish i grirë
Gjysmë qepe
1 karrotë e grirë imët
2-3 thelpinj hudhër
Gjysmë gote me oriz
Kripë
Piper i zi dhe i kuq.
Për salcën beshamel:
3 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle gjalpë të freskët
2-3 gota qumësht
2 kokrra vezë
3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë
Kripë.
Udhëzimet
Në një tenxhere hidhni vajin dhe skuqni qepën derisa të ulet volumi i saj.
Pasi qepa të jetë skuqur, shtoni karrotën e më pas mishin e grirë
Shtoni erëzat e në fund orizin.
Mos harroni që ta përzieni herë pas here masën që përbërësit të mos ngjiten.
Hidhni 3 gota me ujë përzjejeni dhe kur uji të fillojë të vlojë shtoni spinaqin.
Mbulojeni me kapak tenxheren dhe lëreni 10 minuta që lëngu të ketë avulluar pothuaj i gjithi.
Shtrojeni masën në një tavë dhe ndërkohë që ajo ftohet,përgatisni salcën beshamel.
Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur.
Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.
Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.
Hidheni këtë salcë mbi spinaqin dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.
Piqeni musakanë për 15-20 minuta në furrë të ngrohur më parë me 250 gradë.
Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra dhe lëreni pak që të mpikset.
Shërbejeni të ngrohtë duke e shoqëruar me sallatë me perime te freskëta.
Ju bëftë mir!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
