Nga kuzhina ruse, një pjatë “Stroganoff” në tryezën tuaj

3 Shtator 2022, 12:10 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Nga kuzhina ruse, një pjatë “Stroganoff” në

“Stroganoff” është një pjatë e kuzhinës tradicionale ruse. Baza e pjatës është filetoja e viçit. Kurse salca mikson shijem e mustardës me “smetana” një krem i ngjashëm me salcën e kosit. Sot “Stroganoff” është një pjatë e përhapur në gjithë botën dhe gatuhet edhe me mish pule si dhe përveç kërpudhave në recetë shtohen edhe pastat. Alfa sjellë për ju këtë të shtunë recetën origjinale me biftek viçi dhe kërpudha.

Stroganoff me mish viçi dhe kërpudha

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

4 fileto viçi 150 gr secila, 300 gr kërpudha, 2 qepë mesatare, 1 thelbi hudhër, ¼ e një filxhani çaji me gjalpë, 1 filxhanë e ½ çaji me lëng mishi, ½ lugë gjelle me kripë, 1 lugë çaji mustardë,  1 filxhanë e ½ çaji me salcë kosi, ¼ filxhanë çaji miell, piper sipas dëshirës.

Përgatitja

Lyeni një tigan me një lugë gjalpë. Shtoni në të fillimisht qepët dhe hudhrat e grira imët dhe në fund kërpudhat e filetuara.

Lërini të kavërdisen mirë  në temperaturë mesatare, derisa të zbuten dhe më pas hiqini nga tigani.

Shtoni sasinë e mbetur të gjalpit po në të njëjtin tigan. Shtoni filetot e viçit që i keni rrahur paraprakisht ( që të mos mblidhen) dhe lyer me kripë dhe piper.

Në një filxhsn çaji lëng mishi tresni mustardën, shtoni kripën dhe vendoseni salcën të ziejë me kapak për 15 minuta.

Skuqni miellin me sasinë e mbetur të lëngut të mishit dhe të gjithë sasinë e salcës hidheni në tiganin ku tiganisët biftekët.

Po në të njëjtin tigan shtoni kërpudhat dhe përziejini vazhdimisht, duke i lënë të ziejnë për 1 minutë.

Lëreni pak të bjerë temperatura e gatimit dhe shtoni salcën e kosit. Shërbejeni të ngrohtë.

Historiku i recetës

Receta e ka marrë emrin nga aristokrati rus  i shekullit të 19-të, Pavel Alexandrovich Stroganoff, një adhurues dhe degustues i ushqimit të mirë. Stroganoff kishte punësuar shefin francez të kuzhinës Andre Dupont dhe shumë historian të kulinarisë mbështesin tezën, se bifteku  special me salcën frikase u krijuan nga ai posaçërisht për Stroganoff-in.

Treguesit ushqimorë të recetës për racion

435 kalori, 23 gr yndyrna, 28 gr proteina, 31 gr karbohidrate.

Po ndodh...