Nga Napoli në Europë dhe nga Europa në botë

Pica është simboli i kuzhinës italiane së bashku me pastat. Ky produkt brumi tipik mesdhetar ja ka arritur të pushtojë jo vetëm kontinentin europianë por mbarë botën. E shijshme dhe tunduese ajo vjen në dhjetëra kombinime por baza e brumit është padyshim sekreti italian që jo gjithkush e njeh. Alfa sjellë sot një ndër picat që ja ka arritur të bëhet pjesë e listës së Trashgimisë së Uneskos, “Pizza alla Napoletana”.
Pica Napolitane
Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e ardhjes së brumit: 5 orë e 30 minuta
Koha e pjekjes: 8 minuta
Vështirësia mesatare
Për 4 persona
Përbërësit
Për brumin
650 gr miell për pica, 375 ml ujë i vakët, 1 lugë çaji maja birre, 1 lugë gjelle kripë.
Për mbushjen
600 gr salcë domateje, 500 gr djathë Mozzarella, ½ tufë borzilok, vaj ulliri ekstra i virgjër sipas nevojës, kripë sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Hidhni miellin në një banak gatimi në formë piramide. Hapini një vrimë.
2. Tretni majanë në një filxhanë çaji ujë të vakur. Shtojeni te brumi ngadalë dhe filloni ta punoni. Në fund i hidhni kripën.
3. Jepini brumit formën e një topi. Lyejeni me pak vaj ulliri dhe vendoseni në një enë të thellë (rekomandohet qelqi). Mbulojini me një beze të lagur dhe lëreni të vijë (dyfishoj vëllimin)
4. Procesi i ardhjes së brumit zgjat 1-4 orë në varësi të tempetaturës së mjedisit.
5. Pas dyfyshimit të vëllimit brumin ndaheni në 4 pjesë. Jepini përsëri formën e topave dhe mbulojeni me beze të lagur të rivijë (30 minuta deri në 1 orë).
6. Pudrosni me miell tavolinën e punës. Hapni secilin topth brumi në form rrethore me ndihmën e majave të gishtave.
7. Për mbushjen fillimisht hidhni salcëne domateve. Spërkateni me kripë e vaj ulliri.Thërmoni sipër salcës mozzarell-ën.
8. Vendosni picat në furrë dhe piqini në temperaturë 250 gradë për 8 minuta.
9. Sapo t’i nxirrni picat nga furra, hidhuni sipër gjethe borziloku të lara e të thara mirë.
Historiku i recetës
Pica Napoletana është e vetmja ndër të gjitha picat italiane që si për sa i përket brumit ashtu dhe mbushjes ka marrë emërtimin nga Komuniteti Europian si “Specialitet i Garantuar Tradicional”. Ajo gatuhet vetëm në furrë druri.
-
-
-
Moti për ditën e martë, 23 maj 2022
23 Maj, 07:04
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



