Një sallatë e freskët verore që meriton një yll Michelin

30 Qershor 2022, 07:11 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Një sallatë e freskët verore që meriton një yll

Sallatat janë një “must” në tryezë pavarësisht nga stina. Por në verë ku trupi ka më shumë se kurrë nevojë për lëngje sallata mund të kthehet nga një pjatë për hapjen e oreksit në një pjatë kryesore. Ajo është burim energjie dhe shëndeti. E mbi të gjitha është e shpejtë dhe pa gatime të mundimshme. Edhe pse është një pjatë shefi me yll Michelin nuk ka nevojë të jesh i tillë për ta përgatitur. Provoje dhe shijoje!

Sallatë  me agrume dhe pulë në grillë

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Marinimi: 2 orë

Për 4 persona

Përbërësit

2 filetp  gjokse  pule ( 500 gr), 2 tufa lakër romane, 2 kokrra portokall, 2 kërcej selino, 4 fije qepë të njoma (vetëm pjesa jeshile), ½ gotë lëng portokalli, ¼ gotë lëng limoni, 2 qepë të kuqe, 2 thelpinj hudhër, 1 lugë kafeje kumin, 1 lugë kafeje sheqer, 1 lugë kafeje spec i kuq djegës, kripë sipas dëshirës.

Përgatitja

1.       Përzieni së bashku në një tas të thellë porcelani lëngun e portokallit, limonit, qepët e kuqe të prera në feta, hudhrat, kuminin, specin djegës dhe sheqerin.

2.       Gjysmën e kësaj përbërjes hidheni në një qese plastike kuzhine me mbyllje dhe shtoni aty gjokset e pulës.

3.       Mbylleni dhe vendoseni të marinohet të paktën për dy orë (jo në ngrirje). Pjesën e mbetur të marinadës gjithashtu vendoseni në frigorifer.

4.       Në një tjetër tas kuzhine përzieni lakrë e grirë romane, me feta portokalli, selino dhe gjethet e qepëve të njoma.

5.       Nxirrni gjokset e pulës nga marinada. Piqini në grillë nga të dyja anët për 6-8 minuta. Largojini nga grila dhe pritini në feta të holla.

6.       Bashkoni copat e filetove të pulës me lakrën romane dhe agrumet.

7.       Përpara servirjes hidhini pjesën tjetër të dresingut.



 

 

 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128