
Pastiçe me djathë në 5 minuta

Përbërësit:
250 gr makarona
200 gr djathë sipas dëshirës
3 kokrra vezë
250 ml qumësht
50 gr gjalpë
Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë dhe kripë të vlojë. Shtojmë makaronat dhe i ziejmë sipas udhëzimeve në paketim. Më pas i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin dhe një majë kripë e piper. E përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Thërrmojmë djathin e bardhë ose kaçkavall dhe e përziejmë me makaronat e kulluara. Shtojmë edhe gjysmën e gjalpit të prerë në copa të vogla.
Lyejmë një tavë me gjalpin e mbetur dhe shtrojmë makaronat me djathë. Sipër hedhim masën e vezëve dhe qumështit në mënyrë të njëtrajtshme. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe të krijojë një kore të lehtë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128