Patëllxhanë me vezë

9 Shtator 2024, 07:24 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Patëllxhanë me vezë

Çdo gatim me patëllxhanë të magjeps me shijen e tij fantastike.

Të freskëta, të stinës të pasura me vlera ushqyese, patëllxhanët janë zgjedhja më e mirë për të konsumuar sidomos gjatë stinës së verës, tani kur këto perime kanë edhe pikun e sezonit të tyre.

Alfapress.al ju sugjeron më poshtë përgatitjen e patëllxhanëve me vezë, një recetë ideale për shijen dhe plot për shëndetin.

 Përgatitja e Patëllxhanëve me Vezë

 Përbërësit  

(Sasia e përbërësve përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Më poshtë përbërësit janë për 4-5 persona)

4-5 patëllxhanë mesatarë

2-3 kokrra vezë

2-3 lugë miell

1 filxhan kafeje me qumësht

Dy feta bukë të thekur të grira në rende

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Përgatitja

 Si fillim Alfapress.al ju udhëzon të parangrohni furrën e sobës në 200 gradë.

 Më pas, pastroni me ujë të rrjedhshëm, thajini nga uji me një pecetë kuzhine dhe prijini në feta jo më të trasha se 1 cm.

Vendosini të gjitha në tavë ku keni shtruar letër pjekjeje, hidhuni pak kripë dhe futini të zbuten në furrën e parangrohur për 10 minuta.

Më pas largojini nga furra dhe lërini të ftohen.

Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët me pak kripë dhe piper dhe shtojini një filxhan kafeje me qumësht.

Kur fetat e zbutura të patëllxhanëve të jenë ftohur, vendosni një tigan me vaj ulliri në zjarr, merrni disa nga fetat e patëllxhanëve, kalojini në miell, më pas zhytini në tasin e vezëve të rrahura me qumësht, dhe më pas kalojini në bukën e thekur të grirë.

Skuqini mirë nga të dyja anët.

Vijoni kështu derisa të përfundoni të gjitha fetat e patëllxhanëve.

Kur shërbehet, sipas preferencës spërkaten me majdanoz të grirë hollë ose me pak djathë të bardhë apo kaçkavall të grirë.

Ky gatim është fantastik për një vakt të shëndetshëm ushqimi si në mëngjes, drekë apo darkë.

Këtë recetë mund ta përgatisni edhe me kungulleshka./Alfapress.al 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128