Patëllxhanë të mbushur

3 Qershor 2023, 08:14 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Patëllxhanë të mbushur
Receta e sotme është padyshim, një recetë plot shije dhe vlera për shëndetin tuaj. Një metodë jo shumë e zakonshme, por e thjeshtë në përgatitje. Për ta zbuluar mënyrën e përgatitjes hap pas hapi vazhdoni me tej me leximin.

Përbërësit

3 patëllxhanë

Vaj ulliri

1 qepë

2 speca

300 g mish viçi të grirë

Xhenxhefil

Qimnon

Majdanoz

250 g pure domatesh

150 ml ujë

120 g mocarela

50 g djathë kaçkavall i grirë

Kripë dhe piper për shije

Gatimi

Qëroni patëllxhanët, më pas i spërkasni me vaj dhe kripë.

Piqini në furrë në 180° për 25-30 minuta. Prisni imët qepën dhe e skuqeni në një tigan me pak vaj.

Shtoni gjithashtu specat e prerë në copa të vogla, kripë, piper, hudhrën dhe mishin e grirë. Jepini shije me xhenxhefil, qimnon dhe koriandër.

Gatuajini për 6-7 minuta, më pas shtoni majdanoz të grirë dhe 50 g nga pureja e domateve. Shtoni 200 ml ujë dhe gatuajini edhe për 15 minuta të tjera.

Në një tavë për pjekje hidhni purenë e mbetur të domateve dhe 50 ml ujë. Spërkateni tavën me pak kripë dhe vendosni aty patëllxhanët .

Pritini në mënyrë gjatësore dhe mbushini me përzierjen e mishtit të grirë. Më pas spërkatini me mocarela dhe djathë të grirë. Piqini në 180° për rreth 30 minuta.

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128