
Petanik me pulë

Përgatitja:
Për brumin
500gr miell
250 ml ujë i vakur
vaj ulliri
kripë
Për mbushjen e pulës
1 pulë e vogël
½ l qumësht
4 kokrra vezë
Kripë
Dy lugë vaj ulliri ose 50 gr gjalpë të freskët
Piper
Përgatitja e Petanikut
Përmes një furçe kuzhine lyejmë tepsinë me vaj ulliri.
Shtrojmë petën e parë dhe e spërkasim me disa pika vaj ulliri.
Më poshtë, shtrojmë petën e dytë e spërkasim gjithashtu me pak vaj ulliri.
Vijojmë edhe me të tretën e më pas hedhim pak nga mbushja me pulë duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e petës.
Vijojmë sërish me shtrimin e dy petëve duke i spërkatur me pak vaj ulliri e më pas hedhim pak nga mbushja me pulë.
Petët e pjekura kur i shtrojmë i spërkasim edhe pak nga lëngu i pulës.
Vijojmë me rradhë deri në fund , ku petanikun e mbulojmë me dy petat e fundit dhe përkasim me vaj ulliri si dhe me lëngun e pulës.
E fusim në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 180 gradë dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të hapur nga të dyja anët

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128