Petulla me djathë

15 Dhjetor 2022, 07:27 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Petulla me djathë

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

800 gr brumë buke ose pice i ardhur, 120 gr djathë Pecorino i ëmbël, 3 lugë vaj ulliri, vaj për të lyer tavën.

Përgatitja

1. Grini gjysmën e djathi Pecorino dhe gjysmën tjeër thërmojeni në copa.

2. Punoni brumin e përgatitur më parë me miell dhe maja dhe shtoni djathin, vajin e ullirit dhe jepini formë rrumbullake dhe lëreni të vijë.

3. Pasi brumi të dyfishojë vëllimin, ndajeni në toptha të vegjël.

4.  Jepini secilës formën e një salçiçeje dhe më pas bashkoni skajet duke i dhënë formën e një rrethi.

5. Vendosini petullat në një letër gatimi që e keni lyer me vaj dhe jo shumë afër me njëra -tjetrën.

6. Lërini të vijnë përsëri për 30 minuta të tjera.

7. Piqini në furrë të parangrohur për 200 gradë C për rreth 20 minuta.

8. Lërini të ftohen përpara se t’i shërbeni.

 


 

Po ndodh...