
Pica Margarita


Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e gatimit:20 minuta
Koha e ardhjes së brumit: 1 orë e 30 minuta
Vështirësia: mesatare
Për 8 persona
Përbërësit për brumin
1 kg miell, 30 gr maja e freskët, 500 ml ujë i vakët, 10 gr sheqer, 10 gr kripë.
Për mbushjen
80 ml vaj ulliri, 800 gr djathë Mozzarella, 40 gjethe borziloku, 400 gr domate të freskëta, kripë.
Përgatitja
1. Hidhni miellin në formë piramide në një sipërfaqe pune dhe krijoni një vrimë në mes.
2. Tresni majanë dhe sheqerin në pak ujë.
3. Hidhni majanë e ardhur tek vrima dhe filloni të punoni brumin. Shtoni ujin e mbetur pak nga pak. Kripa shtohet e fundit.
4. Brumi punohet derisa të bëhet i butë dhe elastik. Ndajeni në 8 toptha të vegjël, mbulojini dhe lërini të vijnë.
5. Kur topthat të kenë dyfishuar vëllimin, hapini në formë rrethore në një sipërfaqe të pudrosur me miell.
6. Përgatisni salcën e domateve. Hidhni një garuzhde salcë në çdo picë.
7. Hidhuni sipër djathë Mozzarella të copëtuar dhe spërkatini me vaj ulliri.
8. Shpërndani gjethet e borzilokut nëpër picë ( mbulojini me salcë që të mos digjen).
9. Picat piqen në furrë të parangrohur në 220 gradë.Hiqini nga furra kur cepat të marrin ngjyrë të artë.
Historiku i recetës
Pica Margarita u krijua nga Raffaele Esposito në vitin 1889 për nder të mbretëreshës Margaritë të Savojës, për t’i treguar dashurinë e popullit napolitan kur ajo erdhi në qytetin e tyre dhe u vendos në fron si bashkëshortja e mbretit Umberto I.
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128