Qofte orizi me djathë Scamorza
Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e gatimit : 20 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
250 gr oriz, 100 gr djathë i tymosur Scamorza, 100 gr miell, 200 gr bukë e grirë, 100 gr bajame të grira, 3 vezë, 30 gr gjalpë, 40 gr djathë i grirë Parmigiano Reggiano, 1.5 l lëng mishi, vaj ulliri për skuqje sipas nevojës.
Përgatitja
1. Zieni orizin me lëngun e vluar të mishit dhe kullojeni kur është “al dente”.
2. Shtoni tek orizi 1 vezë, djathin e grirë Parmigiano dhe lëreni të ftohet.
3. Me ndihmën e një lugeje gjelle formoni qoftet e orizit (sa një top pinpongu).
4. Në qendër të çdo qofteje vendosni një copë djathi Scamorza.
5. Përgatitni tre pjata me: miell, vezë të rrahura dhe bukë të grirë të përzier me bajame të grira.
6. Kaloni topthat e orizit fillimisht në miell, më pas tek vezët e rrahura dhe në fund tek pjata me bukë të grirë dhe bajame.
7. Skuqini qoftet e orizit në vaj të bollshëm.
8. Nxirrini nga vaji me ndihmën e një luge me vrima dhe lërini të kullojnë për disa minuta në letër kuzhine.
9. Shërbejini të ngrohta.
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128