Rosto vici me rrush të bardhë

Rosto vici me rrush të bardhë eshte nje recete e cila permban shume kalori. Kjo recete eshte shume e shijshme ,mund ta pergatisim lehte ne kuzhinat tona.
Përbërësit
900 gr rosto vici
600 gr rrush te bardhe
12 gjethe dafine
4 thelbi hurdha
30 gr gjalpë
vaj ulliri
kripe, piper i zi me kokrra.
Udhëzimet
Lani rrushin, thajeni dhe bëjeni me kokrra, shtrydhni disa kokrra rrush dhe lëngun hidheni menjëherë ne një ene.
Beni disa prerje ne roston e vicit dhe nder to fusni gjethet e dafines dhe pak kripe, ndërkohë shkrini gjalpin dhe pak vaj ne një ene dhe skuqni roston me zjarr te larte për 2-3 minuta për çdo ane.
Lageni me lëngun e rrushit pasi ta keni kulluar dhe shtoni hurdhën lehtësisht te shtypur, bashke me gjethet e dafines qe ju kane mbetur, aromatizoni me piper, mbulojeni dhe ulni zjarrin, duke e lënë roston te gatuhet për rreth 40min.
Shtojini rostos kokrrat e rrushit qe mbajtët mënjane, largoni hurdhën dhe vazhdoni gatimin dhe për 5-6 minuta.
Fikni zjarrin, hidheni roston ne një pjate dhe mbështilleni me letër alumini duke e lënë për pese minuta ne qetësi.
Shërbejeni roston ne feta, duke e lagur me salcën qe e përgatitet.
ju befte mire!.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
