Sallata me makarona, një vakt i përkryer në verë

Tradita e kuzhinës mesdhetare është e pasur me sallata ku kombinohet brumi me perimet, si dhe produkte të tjera si mishi, peshku, djathërat etj.Kombinimi më i thjeshtë është ai makaronave me domate qershi, djathë mozzarella dhe borzilok. Në verë kombinimi bëhet me speca, patëllxhanë, kungull etj. Kuzhina moderne ka futur përbërës befasues si rrushi i thatë, bajamet apo frutat si p.sh dardha, molla jeshile etj. Sallatat me makarona të ftohta dhe perime janë një vakt i plotë që freskon dhe të shuan urinë.
Sallatë me makarona farfalle, salcë avokado dhe djathë Mozzarella
Koha e përgatitjes: 25 minuta
Koha e gatimit: 12 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
350 gr farfalle, 200 gr domate qershi, 250 gr djathë Mozzarella (toptha të vegjël), 150 gr misër i konservuar, 50 gr qepë, 1 avokado, 6 gjethe borzilok, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, ½ thelb hudhër, 1 limon, kripë & piper sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Zieni farfalle-t në ujë të bollshëm me kripë. Kullojini kur të jenë “al dente”.
2. Shpëlajini me ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Kullojini përsëri dhe më pas hidhini në një tas të thellë.
3. Spërkatini me një curril vaj ulliri dhe përziejini që të mos ngjiten.
4. Me një qëruese patatesh grini lëkurën e një limoni . Limonin priteni në gjysmë dhe shtydhini lëngun.
5. Qëroni avokadon dhe hiqini farën. Bluani tulin e avokados në mikser së bashku me vajin e ullirit, hudhrën, qepën,3 gjethet e borzilokut.
6. Shtoni kripë & piper sipas dëshirës. E gjithë përzierja duhet të jetë një masë kremoze dhe homogjene.
7. Pritini copat e djathit Mozzatella në katër pjesë. Po kështu veproni me domatet qershi.
8. Në tasin e makaronave shtoni perimet dhe djathin Mozzarella. Të fundit shtoni salcën e avokados.
9. Përziejini të gjitha mirë dhe lëreni të pushojë 30 minuta në frigorifer para se ta shërbeni.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


