Supë kremoze patatesh me karkaleca

13 Janar 2024, 08:18 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë kremoze patatesh me karkaleca

Padyshim, më e mira e të mirave!

Përbërësit

5-6 karkaleca të qëruar

1 filxhanë me misra (të ziera më parë ose te konservuar)

4-5 patate

4 gota me lëng pule ose uji

1 presh i grirë hollë

1 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë, piper të zi pluhur

Hudhër pluhur

1 lugë gjelle borzilok i freskët

Lime për servirje.

Udhëzimet

Qëroni patatet dhe i prisni në kubik me madhësi mesatare.

Në një tenxhere bashkoni patatet, preshin dhe lëngun e pulës, në mungesë të tij perdorni uji. I përzieni dhe i lini të ziejnë për gati 30 minuta.

Më pas e fikni zjarrin dhe sipër i kaloni një blender dore për ta bërë supën kremoze.

E rregulloni shijen me kripë dhe piper.

Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqni karkalecat me hudhrat, kripë dhe piper.

I përzieni për 2-3 minuta.

Shërbejeni supën e ngrohtë nëpër pjata duke i vendosur karkalecat sipër dhe misrat.

Servireni me pak borzilok të freskët dhe lëng lime.

Ju bëftë mirë!

 

Po ndodh...

ide