Taratori, pjata që na shoqëror çdo verë

Kur përmendet “taratori” si pjatë, gjëja që merr më shumë kuriozitet është emri. Dy janë përbërësit e pjatës që shoqëron mbrëmjet e nxehta të verës: kos dhe sallator. Dhe ajo që mund të konsiderohet gjithashtu si kuriozitet është fakti që në kuzhinë taratori si pjatë bën pjesë tek supat e ftohta. Ashtu si shumë pjata të tjera taratori ka variantet e tij në kuzhinën turke, libaneze, hungareze etj, ku elemente të ndryshëm që lidhen me kuzhinën vendase i japin identitetin edhe kësaj pjate. Vetëm se kosi dhe kastraveci nuk mungojnë kurrë. Alfa sjellë sot taratorin tradicional që gatuhet darkavetë nxeht të verës në çdo familje shqiptare.
Tarator
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e qëndrimit në frigorifer: të paktën 20 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4-5 persona
Përbërësit
1 kg kos (preferohet i bërë vetë në shtëpi), 2 kastraveca mesatar, 1 kokërr hudhër e plotë, 1 tufë kopër, 2-3 lugë gjelle vaj ulliri extra i virgjër, kripë sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Prisni kastravecin në kubikë të vegjël. Copëtoni thelpinjtë e hudhrës imët dhe koprën gjithashtu.
2. Hidhni kosin në një tastë thellë porcelani. Shtoni aty kubikët e kastravecit, hudhrat dhe koprën.
3. Shtoni vajin e ullirit (2 lugë) dhe përziejeni mirë sa të përthithet nga kosi.
4. Ndajeni masën në 4-5 tasa dhe spërkatni secilin prej tyre me vajin e ullirit të mbetur.
5. Vendosini për 15 minuta në frigorifer dhe pastaj shërbejini.
Këshilla e shefit
Ø Nëse dëshironi një masë më të lëngshme të taratorit mund të shtoni gjysmë gote ujë te kosi.
Ø Taratori është një pjatë ideale për ta shoqëruar me bukë të thekur dhe produkte skare.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
